Ekonomia drejt fikjes së plotë/ Rritja mbahet me injeksion nga zyrat e shtetit dhe taksat neto

Ekonomia drejt fikjes së plotë/ Rritja mbahet me injeksion nga zyrat e shtetit dhe taksat neto

Ka një shprehje që përdoret shpesh; institucionet marrin fytyrën e titullarit. Në fakt, ky është një postulat, i cili mban edhe për ekonominë. Edhe ekonomia e një vendi merr fytyrën e atij që e qeveris. Instituti i Statisikave raportoi se në tremujorin e dytë të vitit, prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.61 për qind i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbi 70 për qind e kësaj rritje erdhi vetëm nga dy sektorë. Ata janë shteti dhe taksat. Administrimi publik, Arsimi dhe Shëndetësia kontribuan me 1.38 pikë përqindje në rritjen ekonomike të vendit, kurse taksat neto mbi produkte shtuan edhe 1.13 pikë përqindje. Kjo strukturë rritje, e cila nuk është më episodike por po konsolidohet gjithmonë e më shumë, tregon...