Zbuloni se në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët?

Zbuloni se në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët?

Udhëtimet janë kthyer në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të jetës së qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në vitet e fundit, ku vihet re një rritje e ndjeshme e lëvizjeve turistike. Destinacionet variojnë nga vendet e rajonit dhe Europa, deri edhe më gjerë. Por cilat janë shtetet e rajonit ku shqiptarët kanë udhëtuar më shumë dhe cilat destinacione kryesojnë listën e preferencave të tyre? Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit, shumica e shqiptarëve që kanë udhëtuar brenda rajonit kanë zgjedhur Kosovën si destinacionin kryesor. Plot 38% e të anketuarve deklarojnë se kanë udhëtuar drejt Kosovës, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me vitin e shkuar. Ky trend lidhet ngushtë me afërsinë gjeografike, lidhjet familjare, si edhe traditat dhe kulturën e përbashkët mes dy...