Viti i Ri jashtë shtëpisë, nga 8 mijë lekë në Tiranë deri në 300 euro në resorte

Viti i Ri jashtë shtëpisë, nga 8 mijë lekë në Tiranë deri në 300 euro në resorte

Teksa viti I ri po troket, e gjithë vëmendja shkon tek mbrëmja festive. Teksa disa vite më parë për shqiptarët shihej si një darkë ku familja mblidhej në shtëpi dhe festonte ndërrimin e viteve, tashmë gjithmonë e më shumë për të festuar po preferohen restorantet, të cilët ofrojnë paketa të ndryshme festive. Çmimet varijojnë nga njëra zonë në tjetrën. Nga qytetet e mëdha te zonat turistike, çmimi zakonisht lidhet me atë që përfshihet në paketë, menu fiksë, muzikë live, pije pa limit dhe në shumë raste, edhe akomodim e SPA. Në kryeqytet, ofertat shfaqen kryesisht si menu festive me disa pjata dhe ëmbëlsirë, ku çmimet lëvizin zakonisht nga rreth 8,000- 13.000lekë për person në lokalet e mesme, ndërsa në vendet më të sofistikuara apo me...