Vetëm 14.8% e shqiptarëve arrijnë të kursejnë, renditemi të fundit në Europë pas Moldavisë

Vetëm 14.8% e shqiptarëve arrijnë të kursejnë, renditemi të fundit në Europë pas Moldavisë

Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në vendin tonë. Shqipëria ka nivel shumë të ulët të popullsisë që arrin të kursejë si në raport më Rajonin edhe me Europën sipas hartës së mëposhtme, ku ngjyra më e errët tregon nivele më të larta  të kursimeve ndërsa ngjyrat e çelura tregojnë për një përdorim më të ulët të kursimeve. Në Maqedoninë e Veriut 32.4% e popullatës mbi 15 vjeç kishte arritur të kursente vitin e kaluar, gati dyfishi...