Vaji mbetet stok/ Fermerët në Peqin prodhojnë vaj cilësor, por shitja mungon: Ka rënë vlera

Vaji mbetet stok/ Fermerët në Peqin prodhojnë vaj cilësor, por shitja mungon: Ka rënë vlera

Ndonëse njihet si një nga zonat me prodhimin më cilësor të vajit të ullirit në vend, Peqini po përballet me një krizë të papritur, mungesën e tregut. Qindra ton vaj ulliri po mbesin stok në depot e fermerëve, duke rrezikuar ekonominë e qindra familjeve që jetojnë kryesisht me këtë kulturë. Edhe pse ky vit shënoi një prodhim të mbarë dhe me cilësi të lartë, fermerët e Peqinit shprehen pesimistë. Sipas tyre, vaji i ullirit, i cili është shtylla e ekonomisë lokale, nuk po gjen blerës dhe emergjente paraqitet nevoja e një pike grumbullimi dhe mbështetja nga shteti pasi eksporti po konkurrohet fuqishëm nga vendet fqinje. Kostoja e lartë e punës, që nga kujdesi fillestar, vjelja e deri te procesi i përpunimit në fabrikë, e bën...