‘Universitetet në krizë’/ Eni Kasmi: Studentët humbasin vite pa e ditur çfarë duan

‘Universitetet në krizë’/ Eni Kasmi: Studentët humbasin vite pa e ditur çfarë duan

Ekspertja e punësimit dhe burimeve njerëzore, Eni Kasmi, e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ me moderatoren Klaudja Karabolli në Syri TV, u shpreh kritike ndaj funksionimit aktual të universiteteve në vend. Sipas saj, universitetet ndodhen në një gjendje stanjacioni dhe nuk po ofrojnë zhvillimin e nevojshëm për studentët. Kasmi theksoi se institucionet e arsimit të lartë nuk po luajnë rolin e duhur udhëzues për të rinjtë, sidomos në lidhje me orientimin drejt tregut të punës. Një nga problemet kryesore që evidenton ekspertja është mungesa e bashkëpunimit mes universiteteve dhe sektorit privat apo shtetit, çka ndikon drejtpërdrejt në mungesën e praktikave profesionale për studentët. Kasmi solli në vëmendje edhe rëndësinë e ekspozimit të hershëm të studentëve ndaj profesionit që zgjedhin. Sipas saj, kjo do t’i ndihmonte...