Ulen pritshmëritë për rritjen, Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet

Ulen pritshmëritë për rritjen, Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet

Ekonomia shqiptare pritet të hyjë në një fazë ngadalësimi gjatë dy viteve të ardhshme. Në raportin e pranverës, Komisioni Europian parashikon që rritja ekonomike të zbresë në 3.3% në vitet 2026 dhe 2027 pas nivelit 3.7% të regjistruar gjatë vitit 2025. Sipas raportit ekonomia do të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe investimet, ndërsa turizmi pritet të mbetet një ndër sektorët kryesorë të rritjes, por mund të pësojë rënie. “E mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe investimet në mes të pasigurisë së shtuar të jashtme, rritja ekonomike pritet të moderohet. Inflacioni parashikohet të rritet në vitin 2026, i nxitur nga çmimet më të larta të energjisë pas konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe më pas të mbetet afër objektivit prej 3%...