Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe ndërtimi bashkë me shitblerjen e pronave nuk mjaftojnë! Shqipëria duhet të tejkalojë veten, të paktën në një drejtim… atë të modelit ekonomik. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se së paku deri në 2029-n, rritja nuk do e kalojë nivelin 3.5 për qind. “Tashmë kërkohet ajo që njihet si “rritje ekonomike cilësore.” rritje ekonomike cilësore do të thotë që kontributi në rritjen ekonomike të vijë nga sektorë me performancë të lartë siç janë sektorët industrialë me teknologji moderne, ato financiare bankare, industria, etj”, thotë për A2 CNN Adrian Civici, ekspert për ekonominë. Me vendin që për shkak të politikave të ndjekura rrezikon të ndërtojë mbi kokën e vetë një tavan që nuk e lejon të rritet më shumë, ka shumë...