Tryeza “e kripur” për festa/ Rriten çmimet e disa produkteve, ankohen edhe emigrantët: Më lirë në Greqi

Tryeza “e kripur” për festa/ Rriten çmimet e disa produkteve, ankohen edhe emigrantët: Më lirë në Greqi

Për shqiptarët tryeza e Vitit të Ri është më e kushtueshmja. Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT  përgjatë muajit nëntor kategoria e çmimeve dhe pijeve joalkoolike u rrit me 2.1% . Por sipas tregtarëve ato produkte që sollën këtë rritje janë prodhimet bujqësore të importit saktësisht 1kg shegë deri para një muaji kushtonte 200 lekë, ndërsa sot 250 lekëkg, e njëjta gjë vlen edhe për ftoin, kivin dhe gështenjën. Kurse  prodhimet vendase si molla e Korçës dhe mandarina, portokalli i Xarrës nuk kanë pësuar ndryshime. Nga ana tjetër për pensionistët këto çmime janë tepët të larta. Si ju duken çmimet e fruta perimeve? “Për pensionistët dhe pleqërinë ka ardhur fund, ky është fundit i jetës. Shikoi vetë vetëm rriten nga dita në ditë. Më...