Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
‘Tregu i banesave në Tiranë, jashtë kontrollit të tregut të lirë’, Kaprata: Po ushqehet nga para të pista!
Në Tiranë, shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve sipas urbanistit dhe pedagogut Gent Kaprata nuk ndjek logjikën e tregut të lirë. Ai argumenton se ndërtimi i apartamenteve në Shqipëri është kthyer në sektorin më fitimprurës të ekonomisë, duke u ushqyer nga para të pista dhe pa një orientim real drejt strehimit të qytetarëve. Sipas z. Kaprata, situata aktuale është e pasigurt dhe rrezikon të sjellë pasoja për familjet dhe vetë financat publike. Ai propozon masa konkrete për të rritur përballueshmërinë e strehimit dhe për të rikthyer balancën midis ofertës dhe kërkesës reale në tregun e pasurive të paluajtshme. Si ekspert dhe pedagog i urbanistikës, sipas jush cilët janë faktorët që kanë ndikuar te rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë? Në fakt, rritja e çmimeve të...