Tregtia online rritet, institucionet ngecin/ KLSH: Mungesa e strategjisë nga meki, tatimet dhe AKEP po sjellë miliona lekë humbje
Tregtia online në Shqipëri po njeh rritje të ndjeshme vit pas viti por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten pas dore dhe të pamjaftueshme, duke nxitur kështu informalitetin. Ky është përfundimi kritik i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ngre alarmin për mungesë koordinimi institucional, informalitet të lartë dhe humbje të konsiderueshme të të ardhurave buxhetore Vetëm gjatë vitit 2024, të ardhurat totale të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kapën vlerën e 3.9 miliardë eurove por pjesa që vjen nga veprimtaria online ishte sa 0.084% e totalit. Një shifër kjo që, sipas KLSH-së, nuk përputhet me rritjen reale të konsumit online në vend dhe sinjalizon nivel të lartë informaliteti në këtë sektor “Brenda muajit mars 2026 Ministria...
Burimi:
top-channel.tv