Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt
Kursi i këmbimit i ka “thyer” të gjitha ndërhyrjet që Banka e Shqipërisë ka bërë në treg për të blerë euro gjatë 2025-ës. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë blerë 1 miliard euro nga banka e Shqipërisë, vlera më e lartë historike, në rritje me 94.2 milionë euro krahasuar me 2024-ën. Për shkak të zhvlerësimit të fortë të monedhës evropiane, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë më shpesh në treg. Në raport thuhet se vjet vetëm për të stabilizuar kursin e këmbimit tërhoqi nga tregu 729.1 milionë euro, një shifër rekord historike, por përsëri nuk solli ‘qetësi’ në kursin e këmbimit, pasi pozitat e euros përballë lekut u dobësuan më tej. Euro e mbylli vitin 2025 duke u këmbyer me 96.5 lekë nga 98.3 lekë në...
Burimi:
javanews.al