Tirana nuk heq dorë nga kafja pavarësisht çmimeve, shtrenjtimi i produktit një tendencë e diktuar nga importi

Tirana nuk heq dorë nga kafja pavarësisht çmimeve, shtrenjtimi i produktit një tendencë e diktuar nga importi

Sot, një filxhan kafe në zonat më të frekuentuara të Tiranës luhaten mesatarisht nga një minimum prej 90 lekë deri në 130 lekë. “Ndodhemi në rrugën e Elbasanit, një nga zonat më të preferuara nga studentët, ku çmimi i kafes shkon nga 90 deri në 120 lekë. Megjithatë duket që të rinjtë nuk heqin dorë nga kafja. Pak metra larg ekonomikut në zonën e stadiumit Air Albania, çmimin e kafes e gjejmë me 130 lekë.” Por ka edhe raste kur kafja është kthyer në një konsum luksi. “Në një lokal në zemër e Tiranës kafja kushton 300 lekë.” “Po është shtuar çmimi është rritur dukshëm.” “Zona në qendër janë të shtrenjta, zonat në periferi janë pak më të lira. Ku ka më shumë qarkullim shohin, rrisin çmimet....