Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Më pak para qarkulluan jashtë bankave në muajin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë janarit u regjistruan 481 miliardë lekë në formën e kartëmonedhave jashtë sistemit bankar në Shqipëri, duke shënuar një ulje prej 2 miliardë lekësh krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. Kjo rënie e nivelit të cash-it në ekonominë e vendit përkon me vendosjen e tavaneve të pagesave për qytetarët dhe bizneset, të përcaktuara nga Ministria e Financave, me synim uljen e parasë fizike në territorin e Shqipërisë. Që nga 1 janari i këtij viti, transaksionet mes individëve në formë cash-i lejohen deri në shumën 500 mijë lekë, ndërsa për bizneset nuk lejohen pagesat në dorë që kalojnë pragun prej 100 mijë lekësh, nga 150 mijë...