Tabaku: PS mbitakson shqiptarët për të mbajtur pushtetin! Shtresa e mesme paguan faturën e një sistemi të korruptuar
Reagim i deputetes së PD, Jorida Tabaku, në rrjetet sociale: Socialistët po mbrojnë me çdo kusht dhe formë sistemin e pandershëm që kanë ngritur dhe që i mban ata në pushtet. Sa herë që bëhet fjalë për të zgjedhur mes qytetarëve dhe sistemit, ata zgjedhin këtë të fundit.Kanë ndërtuar një sistem që mbitakson shumicën e shqiptarëve që punojnë dhe veçanërisht shtresën e mesme. Sa më shumë të punosh, aq më shumë taksohesh. Ky është rezultati i një sistemi të pandershëm dhe të korruptuar që mbitakson shtyllën kurrizore të vendit, shtresën e mesme, ndërsa voton ligje me porosi për pakicën.Ky realitet ka deformuar edhe ekonominë e vendit tonë, aq sa sot barra më e madhe e taksave është mbi djersën e punës së qytetarëve, të cilët...
Burimi:
kohajone.com