Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA
Integrimi i Shqipërisë në sistemin europian të pagesave SEPA pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për qytetarët, bizneset dhe emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për Ilva Tare Talks, specialisti i Lartë i Bankës Botërore, Holti Banka, thekson se përfitimet janë konkrete dhe të menjëhershme. “Ulja është shumë e madhe. Nuk po flasim vetëm nga këndvështrimi i bankave apo bizneseve, por për një ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Në disa raste, kostot mund të ulen deri në 96% dhe madje të afrohen pothuajse me zero,” shprehet Banka. Ai shpjegon se një nga arsyet kryesore të kostove të larta ka qenë struktura e sistemit të vjetër. “Transfertat bëheshin përmes dy ose tre bankave ndërmjetëse, të quajtura banka korrespondente, të cilat e bënin procesin më të komplikuar...
Burimi:
javanews.al