“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

Siguria rrugore dhe ndotja e mjedisit mbeten sfidat kryesore të flotës së automjeteve në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka publikuar bilancin vjetor të Kontrollit Teknik për vitin 2025, ku shifrat tregojnë se gati 1 në 4 mjete nuk ka arritur të kalojë testin. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë kryer mbi 338,000 testime në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Nga ky total, 81,065 automjete janë refuzuar, duke përbërë rreth 23.5% të totalit të mjeteve të paraqitura. Pse ngelen mjetet? DPSHTRR bën me dije se shkaqet kryesore që kanë çuar në penalizimin e drejtuesve të mjeteve janë të ndara në katër kategori kryesore: Ndotja, shkarkimi i gazrave mbi normat e lejuara. Siguria aktive, probleme serioze...