Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve
Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan Deklaratën Vjetore e të Ardhurave Personale, DIVA 2025 dhe rezultuan me tatim të mbipaguar nga zbritja e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit për fëmijët nën 18 vjeç. Më shumë detaje lexoni këtu: https://monitor.al/hapen-aplikimet-per-perfitim-te-kompensimit-per-arsimin-procedura-dhe-dokumentacioni-qe-dorezohet/ Vlera e kompensimit nuk do të disbursohet menjëherë pas dorëzimit të kërkesës për rimbursim, në llogaritë bankare të përfituesve. Administrata tatimore sqaroi se pas dorëzimit të kërkesës do të bëjë verifikimet e nevojshme të dokumentacionit justifikues të shpenzimeve të dorëzuara nga individët aplikues. Duke qenë se dhënia e kompensimit për arsimin e fëmijëve, zbatohet për herë të parë, pritet që vlera e...
Burimi:
javanews.al