Shtrenjtohen paketat e cigareve dhe duhani “vape”
Kush pi duhan, do paguajë më shumë. Çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten. Kjo për shkak të akcizës së duhanit, një lloj takse që rritet çdo vit. Nga 7 mijë e 500 lekë për çdo 1 mijë fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7 mijë e 750 lekë. Roland Shuperka, ekspert i kontrollit të cilësisë së duhanit, u shpreh për A2CNN: “Çdo rritje e akcizës, sado e vogël të duket në letër, ka efekt zinxhir në treg. Importuesit dhe distributorët e përfshijnë menjëherë në koston e produktit, çka bën që çmimi për konsumatorin të rritet pothuajse automatikisht. Në fund, barra ekonomike bie mbi qytetarin, i cili paguan më shumë për të njëjtin produkt që konsumon çdo ditë.” Bashkë me paketat...
Burimi:
javanews.al