Shtrenjtimi i qirave rrit inflacionin / INSTAT: Në janar norma e tij arriti në 2.3 për qind

Shtrenjtimi i qirave rrit inflacionin / INSTAT: Në janar norma e tij arriti në 2.3 për qind

Shpenzimet për argetim e sport si dhe shtrenjtimi i qirave kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në fillim të këtij viti.Instat ka publikuar indeksin e çmimeve i cili ka rezultuar 2.3% për muajin janar. Drejtoresha e Instat Lantona Sado tha se grupi argëtim ,sport dhe kulturë ka kontribuar me 4.9% ndjekur më pas nga qira,ujë e karburante. Instituti i Statistikave ka ndryshuar metodologjinë e përllogaritjes së inflacionit duke shtuar rreth 80 produkte në shportën e çmimeve dhe shërbimeve. Por ky ndryshim nuk ndikon në peshën e inflacionit Indeksi i Çmimeve të Konsumit është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, dhe mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak.