Shtrenjtimi i naftës shton furnizimet vetjake për naftë në shtetet kufitare, çmimi deri 50% më lirë

Shtrenjtimi i naftës shton furnizimet vetjake për naftë në shtetet kufitare, çmimi deri 50% më lirë

Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani qytetarët e zonave kufitare kanë rinisur të blejnë karburant për konsum vetjak jashtë Shqipërisë, kryesisht në Maqedoninë e Veriut. Kjo ndodh për shkak të diferencave të çmimeve mes dy vendeve, ku nafta dhe benzina në Maqedoninë e Veriut tregtohen më lirë sesa në vend. Sipas të dhënave të fundit (më 23 Mars) në Maqedoninë e Veriut çmimi për 1 litër naftë arriti 1.5-1.6 euro apo 143-150 lekë për litër. Benzina u tregtua me çmim 1.40 euro apo 134 lekë për litër. Në Shqipëri prej ditës së enjte (19 Mars) çmimi i naftës në tregun e pakicës është 214 lekë për litër dhe benzina 199 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e pakicës në Maqedoninë...