Shqiptarët duan verën e huaj/ U importuan brenda një viti 6.5 milionë litra, ekspertët: Ja çfarë i dëmton fermerët

Shqiptarët duan verën e huaj/ U importuan brenda një viti 6.5 milionë litra, ekspertët: Ja çfarë i dëmton fermerët

Shqiptarët nuk e preferojnë verën e prodhimit vendas kjo shihet edhe tek të gjithë ekspozitorët e restoranteve të cilat janë të mbushura me verë të huaj. Sipas të dhënave doganore gjatë vitit 2025 në vendin tonë janë IMPORTUAR  6,548,000 litra ku dominohet nga vera italiane, kosovare dhe franceze me çmime që variojnë  nga 80-600 lekëlitër verë . Ndërsa vera premium  mbërrin nga Holanda dhe Spanja në shuma  nga 1000-4000 lekë, por kjo në një sasi tepër të vogël. Nga ana tjetër kantinat tona po në të njëjtin vit prodhuan 1,502,000 litra verë. Fakti që ne bëjmë gëzuar me verë që prodhohet jashtë kufijve tanë, nuk do të thotë që vera e shtëpisë nuk është cilësore. Sipas ekspertëve të bujqësisë vera e importit e konkurron atë...