Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç, largohen dhe familjet e reja
Shqipëria po vijon të vuajë nga hemorragjia e popullsisë edhe pas më shumë se 30 viteve tranzicion, ku po dominon largimi i të rinjve. Të dhënat e Eurostat treguan se vetëm në vitin 2024 kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian rreth 44 mijë shqiptarë. Vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n. ritmet e emigracioni u përshpejtuan pas pandemisë. Eurostat ka publikuar dhe të dhënat e detajuara sipas grupmoshave, të personave që janë larguar nga Shqipëria në 2024-n. sipas përpunimeve të “Monitor” është i dukshëm dominimi i të...
Burimi:
syri.net