Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme
Shqipëria do të prezantojë produktet e saj bio në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026, që zhvillohet nga 10 deri më 13 shkurt në Nuremberg, Gjermani. Pesë kompani shqiptare do të jenë pjesë e pavijonit kombëtar, duke prezantuar fruta, perime, vaj ulliri dhe produkte të tjera organike, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare. Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA), bën të ditur se, pjesëmarrja e Shqipërisë në BIOFACH ka një rëndësi strategjike për vendin, duke nxjerrë në pah cilësinë e produkteve organike “Made in Albania” dhe duke krijuar mundësi konkrete për zgjerimin e tregjeve ndërkombëtare. Ky prezantim i produkteve shqiptare synon të forcojë imazhin e Shqipërisë si eksportues i produkteve të qëndrueshme dhe organike, të rrisë eksporte të reja dhe të nxisë bashkëpunime me partnerë globalë në...
Burimi:
javanews.al