“Shqipëria 2030”, si ndahet “torta” e 114 projekteve me 7.38 miliardë euro, infrastruktura merr pjesën më të madhe
Qeveria shqiptare konkretizon paketën e projekteve, që do të finalizojnë qëllimin madhor të kabinetit “Rama 4”, të cilësuar si “Shqipëria 2030”. Nga ekonomia, te transporti dhe energjia, janë në total 114 projekte prioritare, në të gjitha fushat me rëndësi për vendin, që parashikohet të zbatohen përgjatë viteve 2027-2029. Me një vlerë totale në rreth 7.38 miliardë euro, Dokumenti i Politikave Prioritare, i publikuar në Fletoren Zyrtare, zbulon hartën e rrugës financiare dhe strategjike, me fokusin kryesor tek infrastruktura, ku do të investohet shuma më e madhe. I orientuar drejt ndërlidhjes rajonale, transporti është sektori që do të thithë investimet më të mëdha nga fondi i parashikuar për arritjen e objektivit “Shqipëria 2030”. Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë konsiderohet projekti më strategjik i dekadës, me një...
Burimi:
top-channel.tv