Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar ndryshime të dukshme në periudhën 2020–2025, duke reflektuar, rritjen e pasigurisë financiare dhe transformimin e stilit të jetesës drejt shërbimeve digjitale dhe shpenzimeve më të domosdoshme. INSTAT bëri në këtë fillim vit një rifreskim të mënyrës se si mat inflacionin. Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët po zhvendosin gradualisht prioritetet nga konsumi i mallrave dhe shërbimeve dytësore drejt sigurisë financiare dhe shërbimeve bazë. Risi është përfshirja si kategori e re e shpenzimit “sigurimet financiare”, të cilat zënë 1.5% të shpenzimeve totale mujore të familjeve. Kjo kategori nuk ka qenë më parë në grupet bazë të matjeve. Kjo tendencë lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet ekonomike, pasiguritë në tregun e punës dhe interesin në rritje për...