Shpallet fituesi i Milot–Balldren! Karakaçi jep lajmin, gati të nisë puna për një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend

Shpallet fituesi i Milot–Balldren! Karakaçi jep lajmin, gati të nisë puna për një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend

Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi në një komunikim publik. Ky vendim vjen pas përfundimit të procesit të vlerësimit të ofertave të paraqitura në garën e zhvilluar nga autoritetet shqiptare. Procedura u mbyll në muajin tetor me tre oferta në garë dhe pa asnjë ankesë, ndërsa në muajt e fundit është zhvilluar shqyrtimi i dokumentacionit teknik dhe financiar të operatorëve pjesëmarrës. Sipas vendimit, kompania fituese do të marrë përsipër ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor për një periudhë 35-vjeçare. Aksi Milot–Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe do të...