Shifrat rrëzojnë propagandën e Ramës: Ndërtimi dhe taksat mbajnë rritjen, turizmi dhe industria në kolaps

Shifrat rrëzojnë propagandën e Ramës: Ndërtimi dhe taksat mbajnë rritjen, turizmi dhe industria në kolaps

Edhe pse Shqipëria shënoi rritje ekonomike në vitin 2025, ajo duket më shumë një iluzion sesa sukses real. Ekonomia po mbahet kryesisht nga ndërtimi, administrata publike dhe rritja e taksave, ndërsa sektorët prodhues dhe turizmi i shumëpropaganduar nga qeveria, që duhet të jenë motorë të zhvillimit të qëndrueshëm, po shënojnë rënie dramatike dhe një dështim për shkak të keqmenaxhimit. Ndërtimi kontribuon me pjesën më të madhe të rritjes, duke reflektuar një ekonomi që po vazhdon të mbështetet te spekulimi dhe investimet jo-produktive. Në të njëjtën kohë, taksat në rritje dhe zgjerimi i shpenzimeve shtetërore po mbajnë shifrat pozitive, por nuk rrisin fuqinë reale blerëse të qytetarëve. Turizmi, megjithëse shënoi rekorde në propagandë, ka pasur ndikim minimal në PBB, duke treguar se fluksi i turistëve nuk...