Sfida klimatike, duhen 2.3 miliardë USD për mbrojtjen e infrastrukturës
Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve klimatike, sipas Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP) për periudhën 2026–2036, një dokument strategjik që synon të mbrojë ekonominë dhe infrastrukturën nga rreziqet në rritje të klimës, në të cilin ndryshimet klimatike tashmë po rrisin presionin mbi infrastrukturën ekzistuese. Përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe erozioni kërcënojnë rrugët dhe hekurudhat, ndërsa rritja e nivelit të detit paraqet rrezik për portet dhe objektet bregdetare. Valët e të nxehtit po shtojnë gjithashtu presionin mbi infrastrukturën e vjetruar. Transporti rrugor mbetet forma dominuese e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në vendin tonë aktualisht, pasi rrjeti hekurudhor ka pësuar rënie drastike dhe aktualisht përfaqëson më pak se 1% të trafikut të pasagjerëve. Plani parashikon...
Burimi:
sot.com.al