Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti
Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë, duke rritur kostot e të gjitha shërbimeve në kulturat bujqësore. Sipas fermerëve, punimet bujqësore janë prekur në mënyrë direkte: plugimi ka shënuar rritje të kostos nga 15–16 mijë lekë të vjetra për dynym në 20–22 mijë lekë të vjetra. Kjo ka krijuar efekt zinxhir për punime të tjera si frezim, mbjellje, kultivim, spërkatje dhe korrje. Përveç kësaj, çmimet më të larta të karburanteve kanë ndikuar edhe në kostot e transportit të produkteve drejt tregjeve, duke u reflektuar direkt në çmimet e pakicës. Fermerët e prodhimeve si shalqini, lakra dhe preshi, të cilët tashmë po përballen me mungesa në shitje, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti, për të mos çuar 60% të fermerëve...
Burimi:
syri.net