Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët e Fushë-Krujës drejt falimentimit

Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët e Fushë-Krujës drejt falimentimit

  Ngritja e çmimit të naftës ka pasur një ndikim të rëndë në të gjithë ekonominë e vendit, por sektori që e vuan më shumë është bujqësia. Fermerë të rrethit të Krujës ankohen se çmimet e karburantit janë rritur edhe para fillimit të luftës në Iran. Madje, rritje të ndjeshme kanë pasur edhe inputet bujqësore, të cilat janë shtrenjtuar me 30–40 për qind. Kjo ndikon drejtpërdrejt dhe në mënyrë të ndjeshme tek fermerët, të cilët shprehen se kostoja për hektar është rritur ndjeshëm. Vetëm për një nga proceset, ose thënë ndryshe, vetëm për plugimin e një hektari, kostoja është rritur me rreth 5000 lekë të reja. Po kështu edhe me proceset e tjera, çka ka bërë që kostoja totale të rritet ndjeshëm, ndërsa prodhimi nuk...