Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve. Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare. Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas. Mësohet se palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e...