Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën
Tregu i sigurimeve gjatë vitit 2025 pati një zgjerim të ndjeshëm me 10% krahasuar me vitin 2024, që ishte 7%, sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Referuar shifrave zyrtare, primet e shkruara bruto arritën në vlerën e 27.1 miliardë lekëve, ndërsa primi i sigurimit për frymë u rrit për të pestin vit radhazi, duke shkuar në rreth 119 euro ose 11.8% më shumë krahasuar me vitin 2024. Tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga produktet e tregut të Jo-Jetës, që lidhen kryesisht me sigurimet e detyrueshme motorike, të cilat zënë 91% të primeve totale të tregut. Ndërsa, sipas AMF, sigurimet e Jetës kishin 8.99% të vëllimit të përgjithshëm të primeve për vitin 2025. Sa i përket ndarjes së tregut sipas...
Burimi:
javanews.al