Rritet dogana për makinat e përdorura, tarifat e reja do të ndahen sipas madhësisë së motorit të mjeteve

Rritet dogana për makinat e përdorura, tarifat e reja do të ndahen sipas madhësisë së motorit të mjeteve

Duke nisur nga fillim viti i ardhshëm ata të cilët do blejnë makina të përdorura do tu duhet të paguajnë më shtrenjtë. Ministrisë së Financave, tashmë ka publikuar një udhëzim përmes të cilit tregohen çmimet e reja të  referencës për zhdoganimin e automjeteve. Të gjitha automjetet e përdorura që do të importohen nga  Europa, Kina apo Koreja e Veriut do të kenë tarifa të reja e të larta në zhdoganim. Do të paguhet për zhdoganimin e autoveturave sipas madhësisë cilindrike të tyre. Për ato automjete deri  në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. Sikurse rritja aplikohet edhe për kategori të tjera automjetesh ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në...