Rrëzohet kompania e skandaleve/ KPP ndryshon fituesin e tenderit 1.3 mln euro të ujësjellësit në Gjirokastër
Komisioni i Prokurimit Publik ndryshoi fituesin e tenderit kontrovers për ndërtimin e Ujësjellësit të fshatrave Kolonjë dhe Picar në Gjirokastër. Tenderi me vlerë 1.35 milionë euro u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar. Në të u paraqitën 14 oferta dhe Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve skualifikoi plot 12 ofertat më të ulëta duke shpallur fituese ofertën e 13-të. Sipas vendimit të Ujësjellësit të Gjirokastrës, tenderi iu dha bashkimit të shoqërive Ed Konstruksion dhe OB Konstruksion, të cilët ofruan çmimin 115.4 milionë lekë ose 1.2 milionë euro, edhe pse 12 kompani ose bashkime kompanish të tjera kishin dhënë një ofertë më të ulët. Tenderi i veshur me dyshime të forta për korrupsion u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga dy kompani. Ato ishin Liqeni VII...
Burimi:
syri.net