Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve (me kullë), përzgjidhen 5 kompanitë për fazën e dytë

Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve (me kullë), përzgjidhen 5 kompanitë për fazën e dytë

Të paktën 13 kompani kanë shfaqur interes për të zhvilluar objektin multi-funksional në pronën e Korporatës Shqiptare të Investimeve pranë Pallatit të Kongreseve, por vetëm pesë prej tyre kanë kaluar në fazën e dytë. Në një listë të bërë publike Korporata vlerëson se ato që kalojnë për fazën e dytë janë kompani që plotësojnë kushtet/angazhimet dhe kriteret e kualifikimit të përcaktuara në Seksionin II, “Kushtet dhe kriteret e kualifikimit”, të Dokumentit të Kualifikimit që u publikua në fillim të shpalljes së procedurës. Të renditura sipas rendit alfabetik pesë kompanitë janë: Shoqëria “Bami Holding” me nënkontraktor të specializuar “MVRDV B.V sh.p.k.” + “AEI Progetti Srl” + “IRI sh.p.k” + “Jason Bruges Studio Ltd” + “Charcoalblue International Ltd” + “Arup Engineering Trading as Ove Arup & Partners...