Rënia e euros, Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Rënia e euros, Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%. Sipas saj, ndonëse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një koncept abstrakt, efektet e tij janë tashmë të prekshme në përditshmëri. “Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare. Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia...