Raporti i Tranzicionit, Sejko: Ekonomia shqiptare e rrezikuar nga emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore

Raporti i Tranzicionit, Sejko: Ekonomia shqiptare e rrezikuar nga emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore

Ditën e sotme u mbajt prezantimi i raportit të tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku i pranishëm ishte dhe Guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko. Në fjalën e tij Sejko ceku se ekonomia shqiptare është e rrezikuar nga emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore. “Të nderuar të ftuar, është kënaqësi t’ju mirëpresim në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili fokusohet në një nga forcat më të fuqishme – por ende të nënvlerësuara – që formësojnë ekonomitë dhe shoqëritë tona: ndryshimet demografike. Demografia mund të ngjajë si koncept abstrakt, por është forca fondamentale e zhvillimit dhe prosperitetit të një shoqërie. Ajo evoluon ngadalë, përgjatë ciklesh shumë më të gjatë në kohë...