Raporti i fundit i BSH-së/ Kredia me probleme në nivel të ulët, tregu stabil
Banka e Shqipërisë ndau sot të dhëna nga Raporti i Ndërmjetëm i Politikës Monetare për tremujorin e katërt. Sipas të dhënave nga kjo analizë, sugjerohet se ekonomia shqiptare ka vijuar të ndjekë një trajektore pozitive zhvillimi, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025. Kjo ecuri pasqyrohet në rritjen solide të aktivitetit ekonomik, mbajtjen e inflacionit nën kontroll, si dhe në konsolidimin e treguesve kryesorë të shëndetit ekonomik e financiar të vendit. Pjesë nga raporti: Në terma makroekonomikë, presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të jenë në linjë me objektivin e stabilitetit të çmimeve, duke pasqyruar një ekuilibër më të mirë të kërkesës dhe ofertës në tregun e produkteve. Nga ana tjetër, presionet e huaja janë dobësuar më tej, në pasqyrim të rënies së çmimeve të lëndëve...