Raporti i BB: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike

Raporti i BB: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike

Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që nuk aplikon standarde të unifikuara për rekrutimin e talenteve në sektorin publik. Në Raportin e zhvillimit global 2025 të publikuar së fundmi evidentohet se Shqipëria përballet me një shpërndarje të pabarabartë të praktikave të punësimit, ku fati i një kandidati për t’u bërë pjesë e shërbimit publik varet më shumë nga institucioni ku aplikon sesa nga një rregullator kombëtar i unifikuar. Në nivel kombëtar, mesatarja e nëpunësve shqiptarë të rekrutuar përmes meritokracisë së dokumentuar me shkrim qëndron diku rreth 50%. Ndërkohë që në disa institucione shqiptare procesi i rekrutimit me shkrim është pothuajse i papërfillshëm (rreth 20%), në organizata të tjera brenda të njëjtit shtet kjo praktikë arrin deri në mbi 70%. Kjo diferencë,...