Rama negociata të fshehta për të zëvendësuar shqiptarët me indonezianë/ Vendi aziatik: Nuk i trajtojnë mirë…
Pasi përzuri nga Shqipëria mbi 1 milion shqiptarë, qeveria e Edi Ramës po zhvillon negociata me qeverinë e Indonezisë për të importuar punëtorë nga vendi aziatik. Lajmin e ka bërë zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani. Zyrtarja theksoi se negociatat me Shqipërinë duhet të përfshijnë dispozita më të rrepta, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e punëtorëve emigrantë. “Për Shqipërinë, ne po shtyjmë përpara një Memorandum Mirëkuptimi më të ngurtë, pasi ndjeshmëria ndaj çështjeve të mbrojtjes së punëtorëve emigrantë nuk ka qenë optimale. Disa raste që përfshijnë punëtorë indonezianë nuk u raportuan në mënyrë proaktive, duke kërkuar që ambasada të ndërhynte drejtpërdrejt”, shpjegoi ajo. Ajo theksoi se Memorandumet e Mirëkuptimit janë thelbësore për të siguruar punësimin e sigurt, të rregullt dhe të mbrojtur...
Burimi:
syri.net