Rama flet për “veprat historike” të Ballukut por realiteti e nxjerr blof, nga Librazhd-Prrenjas, tek Qukës-Qafë…

Rama flet për “veprat historike” të Ballukut por realiteti e nxjerr blof, nga Librazhd-Prrenjas, tek Qukës-Qafë…

Kryeministri Edi Rama teksa foli dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për çështjen “Balluku” ka shpalosur disa nga veprat e suksesshme që, sipas tij, ka realizuar qeveria e tij dhe Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës që vitet e fundit është drejtuara nga zonja Belinda Balluku . Ai renditi disa nga rrugët e ndërtuara, që edhe pse janë shembur, i quajti histori suksesi. Deklarata e Ramës “Gjatë këtyre 6 vjetëve në vendin tonë janë ndërtuar dhe rindërtuar me standarde europiane rreth 1000 kilometra të rrjetit të ri rrugor kombëtar, nuk llogaris rrjetin dytësor dhe tretësor se nuk është në kompetencën dhe autoritetin e Ministrisë dhe të qeverisë, por të bashkive dhe të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ndërkohë, 40 kantiere janë aktualisht të hapur...