Qeveria injekton 167 mln euro në skemën e pensioneve, eksperti: Ndihmon përkohësisht, por nuk përbën zgjidhje strukturore

Qeveria injekton 167 mln euro në skemën e pensioneve, eksperti: Ndihmon përkohësisht, por nuk përbën zgjidhje strukturore

Qeveria ka transferuar 167 milionë euro të pashpenzuara nga buxheti i vitit 2025 në Fondin e Veçantë të Pensioneve, me synimin për të forcuar qëndrueshmërinë financiare të skemës në një moment kur sistemi përballet me presione strukturore dhe shumë pensionistë jetojnë pranë kufirit të varfërisë. Sipas ekspertit të ekonomisë, Elvin Meka, kjo është një qasje e pazakontë dhe e paprecedentë, që synon adresimin e problematikave të reformës në fushën e pensioneve. “Është një lloj mënyre për të ndihmuar ose për të mbështetur skemën e pensioneve, e cila mesa duket në vitet që do të vijnë do të ketë një barrë akoma më të madhe sa i përket peshës në buxhetin e shtetit, jo vetëm nga rritja dhe indeksimi i pensioneve, por edhe nga vetë rritja...