Pse po shkërmoqen rrugët
Situata e rrugëve në Shqipëri paraqitet kritike, me rreth 30 shembje të rënda që rrezikojnë izolimin e segmenteve kyçe si Korridori VIII. Ekspertët vlerësojnë se shkaku kryesor i këtij degradimi është anashkalimi i standardeve teknike që në projektim e deri te zbatimi. Ndarja e pakuptimtë e akseve në shumë lote dhe supervizimi që kryhet formalisht nëpër kafene, po prodhojnë rrugë pa qëndrueshmëri. Inxhinierët denoncojnë mungesën e testeve bazë si CBR dhe masakrën mjedisore në shtratin e lumenjve, që destabilizon shpatet malore si në rastin e Korridorit VIII. Në ARRSH, hallkat e kontrollit të cilësisë rezultojnë jashtë funksionit, duke u mjaftuar me emërime studentësh pa përvojën e duhur teknike. Profesor Faruk Kaba jep disa këshilla se si situata mund të rikthehet në normalitet Kohët e fundit...
Burimi:
syri.net