Përballë krizës/ Nafta shtrenjton prodhimet bujqësore, reagojnë fermerët: Kemi vështirësi, janë rritur kostot

Përballë krizës/ Nafta shtrenjton prodhimet bujqësore, reagojnë fermerët: Kemi vështirësi, janë rritur kostot

Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës po jep efektet e saj zinxhir në sektorin e bujqësisë, duke rënduar kostot e prodhimit për fermerët në qarkun e Lezhës. Në prag të sezonit të mbjelljeve pranverore, shumë prej tyre po përballen me vështirësi serioze për të përballuar shpenzimet bazë, që nga punimi i tokës e deri te sigurimi i inputeve bujqësore. Në këtë realitet të ri ekonomik, shtrenjtimi i karburantit ka ndikuar drejtpërdrejt në çdo hallkë të procesit bujqësor. Nga lëvrimi i tokës, transporti, deri te ujitja dhe mekanizimi, çdo ndërhyrje tashmë kushton më shumë. Fermerët paralajmërojnë se kjo situatë do të reflektohet drejtpërdrejt edhe te konsumatori, pasi rritja e kostove pritet të sjellë rritje të çmimeve të produkteve bujqësore në treg. Përballë kësaj krize, shumë...