Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, nuk mbulojnë as 29% të kostos së jetesës

Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, nuk mbulojnë as 29% të kostos së jetesës

Pensionistë shqiptarë janë më të varfrit në Europë. E konfirmon dhe kjo tabelë e përgatitur nga Euronews e cila rendit vendet e Europës nga shteti që i siguron pension qytetarit të tij të ketë një jetë dinjitoze, deri tek shteti që pensioni që u jep qytetarëve të vet nuk u mjafton as për të mbajtur frymën gjallë. Ju do pyesin ku renditet Shqipëria?  E parafundit, duke mbuluar vetëm 29 % të kostos së jetesës. Shkrimi i Euronews  Pensionet shtetërore si pjesë e kostove të jetesës ndryshojnë shumë në të gjithë Evropën. Në Evropën Veriore dhe Perëndimore, pensionet shpesh i plotësojnë ose i tejkalojnë shpenzimet bazë, ndërsa në Evropën Lindore dhe në Ballkan ato shpesh nuk arrijnë t'i mbulojnë ato. A janë pensionet shtetërore të mjaftueshme për të...