Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Pensionet drejt rritjes? Të ardhurat nga kontributet rriten mbi 150% krahasuar me 2015, çfarë pritet nga reforma e re
“Arka e pensioneve” është në ditët më të mira sa i takon mbledhjes së kontributeve nga të gjithë të punësuarit në vend, Viti 2025 ka pasur një performancë pozitive sa i takon furnizimi të skemës së pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë pësuar rritje të ndjeshme. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë arkëtuar afro 163.4 miliardë lekë, apo rreth 1.7 miliardë euro, detyrime të derdhura nga punonjësit në sektorin publik dhe privat në Shqipëri për sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Në raport me një vit më parë, “buxheti i pensioneve” ka përfituar 168 milionë euro ose 11.4% më shumë se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 100.5% të planit...