Patronazhistë dhe beton, njihuni me ekonominë e Shqipërisë së vitit 2025
Gjatë vitit të kaluar, ekonomia u rrit në terma realë me 3.8%, bëhet e ditur nga të dhënat paraprake nga INSTAT. Por 2.5 ose dy të tretat e rritjes ishin në sektorët e ndërtimit, pronave të patundshme dhe rritjes së punonjësve dhe të pagave të qeverisë. Nga Gjergj Erebara, BIRN Një rritje ekonomike e deformuar që me gjasa do të pasohet nga një krizë, kjo është ajo çfarë vërehet në të dhënat paraprake të publikuara nga Instituti i Statistikave të enjten. Duke iu referuar veçmas të dhënave për tremujorin e katërt, INSTAT shkruan: “Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 8,30 %, i ndjekur nga aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 7,36 %, aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 6,25 %,...
Burimi:
syri.net