Paralizë investimesh në 2026/ Qeveria nuk hap asnjë qindarkë nga fondet e brendshme
Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave për statistikat fiskale të janarit tregojnë se nuk është çelur asnjë lek për investimet nga fondet vendase, por vetëm 723 milionë lekë (7.3 milionë euro) nga të huajat. Ky është viti i pestë që qeveria nuk akordon asnjë fond nga fondet e brendshme për investime në janar. Investimet publike këtë vit janë në rekorde historike dhe përfshijnë një shume prej 180 miliardë lekësh ose 1,8 miliardë eurosh. Në muajin janar u shpenzuan vetëm nga fondet e huaja 0.4% e programit vjetor të investimeve publike. Kjo ecuri sinjalizon skenarin e përdorimit të buxhetit në fund -vit. Rregulli i pagesave ka devijuar tërësisht...
Burimi:
syri.net