‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

Banka e Shqipërisë ka hapur dyert për publikun me ekspozitën jubiliare “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”, një nismë kulturore që sjell në vëmendje historinë e saj njëqindvjeçare dhe rrugëtimin e monedhës shqiptare. Ekspozita shënon dy momente kyçe, themelimin e bankës më 1925 dhe hedhjen në qarkullim të monedhës së parë kombëtare më 1926. Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vuri theksin te roli i bankës qendrore si një institucion i qëndrueshëm në historinë e vendit. Ai e cilësoi ekspozitën si një udhëtim unik në historinë monetare dhe institucionale të Shqipërisë, duke theksuar se “historia e parasë është një mësuese e kujdesshme, që na kujton se stabiliteti nuk është i përhershëm dhe se krizat mund të rikthehen”. Sejko nënvizoi...